Shërbimi i Sigurimit të Federatës Ruse (FSB) ka njoftuar se në ishullin Sakhalin në lindjen e largët të Rusisë janë arrestuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH, të cilët dyshohen për planifikim të një sulmi terrorist, shkruan newindianexpress.com.

Dy të dyshuarit u arrestuan në një apartament në qytetin Juzhno-Sakhalinsk, një qytet në ishullin Sakhalin në Paqësorin Verior.