SHBA – Një tjetër ngjarje e rëndë është parandaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një 60-vjeçar kishte planifikuar një sulm në një shkollë fillore në Cikago.
"Kisha si qëllim që të vrisja sa më shumë njerëz në shkollën Xhejn Ball ka deklaruar 60-vjeçari Von Majer, i cili me sa duket kishte siguruar edhe një arsenal të vërtetë armësh, plot 47 të tilla të cilat janë sekuestruar nga policia amerikane.
Arrestimi i tij vetëm pak kohë pas ngjarjes së rëndë në shkollën e Newtown, ku u vranë 26 persona.