23 shtator 2015 – Policia e Kosovës ka parandaluar një sulm që do i bëhej eskortës së kryeministrit Isa Mustafa.
Mediat kosovare raportojnë se patrulla e policisë që vëzhgonte rrugën ku do të kalonte kryeministri, ka dyshuar te disa persona dhe ka kërkuar që t’u kontrollojnë çantat. Të dyshuarit i kanë lënë ato dhe kanë ikur menjëherë.
Sipas policisë, ata po planifikonin të hidhnin mjete të forta për t’i shpërthyer gomat e makinës së kryeministrit.
Kjo ngjarje vjen një ditë pasi kreu i qeverisë kosovare u sulmua me vezë nga opozita teksa ishte duke folur në sallën e Kuvendit.
/portali DurresLajm/