Policia e Brukselit hapi zjarr mbi një makinë të mbushur me eksploziv pas një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në periferinë e Molenbeek.

Të shtënat u drejtuan mbi automjet pasi u arrit të bllokohej në trafik dhe shoferi u kap nga policia.

Policia rrethoi me kordon zonën dhe paralajmëroi banorët të qëndronin në ambiente të mbyllura ndërsa njësitë ushtarake kontrollonin për eksplozivë.

Zëdhënësja e policisë së Brukselit, Dorothee Cattrysse, tha se 400 deri 500 njerëz po mbaheshin mbyllkur nëpër dyqanet e zonës.

Zëdhënësja e policisë Ine van Wymersch tha për Reuters: "Personi po ngiste makinën në mënyrë të dyshimtë dhe nuk arriti të ndalojë në semafor. Kur policia e arrestoi, ai pohoi se kishte eksplozivë në automjet dhe për të mos rrezikuar, ushtria u thirr për të kontrolluar”.

Automjeti thuhet se është regjistruar në Gjermani.