Një ngjarje e rëndë është parandaluar mesditën e sotme në Urën e Vashës, ku një i ri tentoi të ndërmerrte një akt ekstrem.

Rreth orës 11:00, një qytetar njoftoi policinë pasi vuri re një 20-vjeçar që po kalonte hekurat rrethues të urës. I riu ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike dhe po tentonte të vetëhidhej.

Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit të shpejtë të efektivëve dhe ndihmës së disa kalimtarëve, u bë e mundur kapja dhe sigurimi i të riut në kohë, duke shmangur tragjedinë.

Pas shpëtimit, 20-vjeçari mori ndihmën e parë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit të Klosit për kontroll mjekësor.