Arrestohet një burrë 69 vjeç, pasi ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë bashkëshorten e tij 22 vjet më të vogël. Ngjarja është shënuar në fshatin Shardusht të Rrogozhinës mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia informon arrestimin e 69-vjeçarit pak metra larg banesës.

Në pranga ka rënë Xhevdet Peza, 69 vjeç banues në fshatin Shardusht, njësia Administrative Lekaj.

Policia informon: “Në banesën e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ka kanosur në fillim me armë gjahu të cilën e kishte me leje bashkëshorten e tij shtetasen K. Peza, 47 vjeçe. Më pas ka lënë armën e gjahut dhe ka kanosur me një armë pistoletë tip miniberet të cilën e mbante pa leje.

Forcat e policisë pas telefonatës së marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë neutralizimin e autorit pak metra larg banesës pasi ka tentuar të largohej duke përfituar nga errësira.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë ju gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale:

• një pistoletë tip mini beret me 5 fishekë (pa leje),

• një armë gjahu (çifte) me leje të organeve kompetente.