Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'u urojë shqiptarëve ditë të mbarë me pamje nga mjekët që ndihmojnë banorët e përmbytur. Rama publikon një video të punës së mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore që vizitojnë banorët e evakuuar duke vlerësuar përkushtimin e tyre.

MIRËMËNGJES  dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Ky publikim i videos së Ramës, vjen pas dy ditësh kur mjekët e shërbimit të Urgjencës në  Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” paraqitën dorëheqjen e tyre nëse nuk do të rregulloheshin kushtet e punës.