Është paraqitur sot në SPAK prokurori i Tiranës Bledar Valikaj. Mësohet se bashkëshorti i Felajt është thirrur për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. 

Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore përfshirë marrje të dëshmive. 

Gjithashtu janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka. 

Kujtojmë se prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes së PS Ermonela Felaj.