Një nga parashikimet më të frikshme të Baba Vangës ka rezultuar e vërtetë! Bëhet fjalë për tërmetin shkatërrues dhe vdekjeprurës që goditi Azinë Juglindore, duke marrë jetën e rreth 2700 personave. Parashikimi i saj, i bërë vite më parë, ka shpërthyer tragjikisht dhe ka përmbushur një nga vizionet e saj më të njohura.

Baba Vanga, emri i së cilës ishte Vangeliya Pandeva Gushterova, vdiq në vitin 1996 në moshën 84-vjeçare, por vazhdon të përmendet për shkak të parashikimeve të saj. E verbër që nga fëmijëria, ajo besonte se fuqitë e saj i kishte marrë gjatë një stuhie të tmerrshme. Disa nga parashikimet e saj që janë bërë realitet përfshijnë vdekjen e Princeshë Diana-s dhe ngjarje të tjera historike, si ngrohja globale dhe përmbytjet.

E quajtur “Nostradamusi i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se ka pasur një saktësi prej 85% në parashikimet e saj. Për vitin 2025, ajo ka parashikuar një konflikt në Europë që do të çojë në një luftë mes dy shteteve. Po ashtu, për vitin tjetër, ajo ka thënë se do të ndodhin “luftëra mizore” dhe një apokalips botëror. Këto parashikime janë në përputhje të plotë me ato të Nostradamus.