DURRËS, 8 korrik 2013 – Sikurse rajoni i gadishullit të Ballkanit ndikohet nga një fushë me presion atmosferik rreth vlerave normale, me masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, kjo do të ndodhë edhe në qytetin e Durrësit për periudhën 8-14 korrik 2013.

Përveç vranësirave në kalim, më 12 dhe 14 korrik mund të ketë ndonjë shi të lehtë lokal.

Përgjithësisht do të jetë një mot me zagushi, me një erë që do të fryjë nga veriperëndimi, me forcë 2 (10-15 km në orë).

Gjithsesi, pushuesit mund të shijojnë detin, i cili mendohet të jetë i ngrohtë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/