Sonte në mbrëmjë të gjithë tifozët kuqezinj do të jenë me sytë nga Duseldorfi, aty ku do të luhet dueli Shqipëri-Spanjë. Të gjithë shqiptarët presin një fitore e cila do ti jepte mundësinë Kombëtares sonë për tu kualifikuar në fazën tjetër.

Parashikime të shumta janë bërë për këtë sfidë, por asaj i një mace është bërë virale në rrjet.

Në një tavolinë janë të vendosur tre enë qelqi me kokrra, ku në të treja shkruhet: Shqipëri, Barazim, Spanjë. Macja e zezë me pulla të bardha shkon dhe ha tek ena e qelqit me emrin e Shqipërisë, duke parashikuar se do të fitojë kundër iberikëve.