Territori Shqiptar deri në mesditë paraqitet me kthjellime dhe vranësira te shpeshta, më të dukshme në zonat Veri – Veriperëndimore.

Sakaq, orët vijuese pritet të shtojnë gradualisht vranësirat duke sjelle reshje të pakta si fillim në zonat Veriore, por gjatë natës dhe orët e para të ditës së martë reshjet do të përfshijnë te gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të lartë mbi 5 ballë.