Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Do të mbizotërojnë vranësirat e dendura. Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.

Dëbora për shkak të rënies së temperaturave do të përfshijë edhe lartësi deri kodrinore më e theksuar në veri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare, ndërsa përgatë vijës vijës bregdetare dhe zonave luginore era në forcim kryesisht pasdite dhe mbrëmje deri e vrullshme. Valëzimi i forcës 4 ballë.                       

Temperaturat parashikohen:

Në zona malore -1 deri 7°C, në zona e ulëta 3 deri 12°C, në zona bregdetare 5 deri 13°C.