Sipas MeteoAlb Shqipëria do të mbizotërohet këtë të enjte nga masa të nxehta dhe të thata ajrore, duke vazhduar eksodin e motit jashtëzakonisht të nxehtë që ka përfshirë vendin që nga fundi i qershorit

Temperaturat maksimale pritet të jenë ekstreme, me vlera që mund të arrijnë deri në 38 °C – 40 °C në qarqet e brendshme si Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat.

Në zona bregdetare si Durrësi, Vlorë, Sarandë, mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperatura nga 18–22 °C. Gjatë ditës temperaturat do të shkojnë deri në 35–37 °C. Era do të fryjë lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet, duke sjellë dallgëzim të butë në det.

Në zonat e Përmetit, Kukësit, Korçës dhe Pukës, temperaturat arrijnë 34–38 °C. Në zonat malore vlerat minimale  fillojnë nga 16 °C e nxehen deri në 30–34 °C.