Këtë të diel vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta, të cilat do të sjellin dominim të motit të kthjellët deri në orët e mesditës. Sipas MeteoAlb në orët në vijim vranësirat do të bëhen të dukshme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me 6°C, dhe vlerën maksimale në Sarandë me 28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.