Sipas parashikuesve të motit, paraditja e sotme do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por mesdita dhe në vijim vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremet Veri- Verilindje.

MeteoAlb bën me dije se, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 – 3°C pritet të sjellin orët e mesditës.

Ndërsa era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.