Sot pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët.
Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore Gjatë natës pritet përmirësim gradual i motit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Orët e paradites; në republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Por mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave, kryesisht në zonat veri-veriperëndimore duke rrezikuar reshje te pakta dhe të izoluara shiu; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të dendësohen në të gjithë territorin e Kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.