Sipas Meteoalb, vendi këtë të diel, do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Intensiteti më i madh i reshjeve do të jetë në zonat e jugut.
Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.
Era do të fryjë në drejtim Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.