Moti i paqendrueshëm do të vijojë të jetë prezent në vendin tonë edhe këtë të premte, duke bërë që vranësirat të sjellin herë pas here rreshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Ndërsa dëbora e pakët do të përfshije zonat malore të Shqipërisë sipas MeteoAlb.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.





