Sipas Meteoalb, vendi këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat verilindore mund të ketë edhe rebeshe shiu.

Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.