Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites së sotme.

Por Sipas MeteoAlb, në orët e pasdites parashikohet që vranësirat të shtohen, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me -1°C dhe vlerën maksimale në Sarandë me 19°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.