Ultësira Perëndimore këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët.
Por sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe lindore të Shqipërisë do të paraqiten me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të sjellin reshje shiu në territor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.





