Territori shqiptar do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat vijnë nga veriu I kontinentit europian duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vendi ynë në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare por në juglindje pritet që vranësirat të sjellin reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -7 gradë deri në 11 gradë celcius.