Shërbeimet meteorologjike parashikojnë se, moti në vendin tonë këtë të enjte mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, që në pjesën e dytë të ditës të kemi prezencë më të dukshme të vranësirave në zonat malore duke e lënë Ultësirën Perëndimore me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me 1°C, ndërsa vlera maksimale në Sarandë me 23°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë.