Për këtë të diel, MeteoAlb parashikon se vranësirat e dendura dhe shirat do mbizotërojnë motin në Shqipëri, në orët e para të ditës, por paraditja sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke rikthyer kthjellimet në zonat bregdetare.

Megjithatë zonat malore mbeten me vranësira dhe shira të izoluar. Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 2°C në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 14°C minimumi deri në 31°C maksimumi.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.