Sipas Meteoalb, Shqipëria do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri pas mesditës, kur vranësirat fuqizojnë territorin shqiptar, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë mot të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e para të ditës, por do të pësojnë zbritje të lehtë në orët e mesditës.
Temperaturat do të variojnë nga 6 gradë Celsius në 26 gradë Celsius. Era do të fryjë me një shpejtësi 35 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.





