Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën Perëndimore për gjatë gjithë 24 orëshit. Ndërsa në zonat malore vranësirat herë pas here do të pësojë zhvillime duke gjeneruar reshje të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshje të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe Juglindore. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit edhe në zonat malore duke larguar reshjet.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.