Gjatë paraditës së kësaj të premteje, parashikohet që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash në vendin tonë.
Ndërsa mesdita dhe mbrëmja i bëjnë më të dukshme vranësirat, duke krijuar mundësi për reshje në zonat jugore sipas MeteoAlb.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 7°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.





