Sipas Meteoalb, vendi këtë të mërkurë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 21°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 31°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.