Sipas Meteoalb, vendi këtë të premte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në pjesën e parë të ditës. Duke nisur nga dreka dhe pasdite pritet një përmirësim i kushteve të motit.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 21°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.