Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 01°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 03°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.