Sipas MeteoAlb, vendi këtë të premte do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por në zonat malore mund të ketë edhe reshje shiu afatshkurta.

Temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 20ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 37°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në mbi 3 ballë.