Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme ditën e enjte, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat parashikohen të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.