Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 03°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.