Vendi ynë, dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me vranësira disi më të dendura paraqitet moti në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të përkohshëm të vranësirave duke rrezikuar momente me flokë dëbore në skajin verior të Shqipërisë, por duke lënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të gjithë pjesën tjetër të territorit të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.