TIRANË, 18 prill 2013 –  Sipas Departamentit të Klimës dhe Mjedisit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të jetë kjo situatë sinoptike për tri ditët në vazhdim:

Pothuajse gjithë Evropa Lindore, duke përfshirë edhe detin Mesdhe, gjatë këtyre ditëve do të ndikohet nga periferia e një fushe me presion atmosferik të lartë.

Fushat ciklonare dhe frontet atmosferike mbeten të izoluara në Evropën veriperëndimore.

Parashikimi për datën 18 prill 2013

Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta gjatë orëve të drekës.

Në jug të vendit gjatë pasdites nuk përjashtohet edhe ndonjë shi i dobët lokal.

Era do të fryjë e lehtë, deri 20 km/orë, nga kuadranti i veriut.

Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE:

temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 4 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.

NË VENDET E ULËTA:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 11 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 24 gradë C.

NË BREGDET:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë C.

Parashikimi për datën 19 prill 2013

Gjatë kësaj dite pritet që mbi vendin tonë të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të pakta në vendet malore.

Në jug të vendit nuk përjashtohet edhe ndonjë shi i dobët lokal.

Era do të fryjë e lehte (deri 20 km/orë), nga kuadranti i veriut.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten

NË VENDET MALORE:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 5 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.

NË VENDET E ULËTA:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 11 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë C.

NË BREGDET:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 23 gradë C.

Parashikimi për datën 20 prill 2013

Gjatë kësaj dite, si rezultat i dobësimit të fushës me presion atmosferik të lartë, pritet të mbizotërojë mot kthjellët me vranësira të çrregullta, më të theksuara në jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë, deri 20 km/orë, nga kuadrati i jugut.

Temperaturat ekstreme pritet të luhaten:

NË VENDET MALORE:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 5 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 17 gradë C.

NË VENDET E ULËTA:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 11 gradë C ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 22 gradë C.

NË BREGDET:

temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12 gradë C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 21 gradë C.

Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 21 -24 prill 2013

Temperaturat maksimale pritet të luhaten:

në vendet malore nga 15-17 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 20-22 gradë.

Temperaturat minimale pritet të luhaten:

në vendet malore nga 6-8 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga 10-12 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare ne përgjithësi nga kuadranti i jugut.

Situata sinoptike e parashikuar për datën 22 prill në mesditë tregon se mbi vendin tonë do të fillojë ndikimi i periferisë së një fushe me presion atmosferik të ulët me qendër në detin Tirren.

Rrjedhimisht, pritet që në përgjithësi gjatë kësaj periudhe të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe shira të përkohshëm, më të theksuar në datat 22-23 prill.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/