Territori shqiptar këtë të premte paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta, ku në Ultësirën Perëndimore kthjellimet do të jenë mbizotëruese.

Ndërsa në zonat malore vranësirat e shpeshta do të jenë prezentë, por pa krijuar mundësi për reshje sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior duke krijuar dallgëzim 2 ballë.