Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë verilindore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta e hera herës mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-7 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.