Vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i paqendrueshëm sot, duke sjellë reshje shiu, kthjellime dhe vranësira.
Sipas MeteoAlb, reshjet e shiut dhe rebeshet do të jenë më të theksuara në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.
Parashikohet që kushtet e paqendrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës..
Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi 40 km/h në drejtimin Jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 – 4 ballë.