Territori shqiptar në pjesën e parë do të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të pakët, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore.
Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësime të dukshme të kushteve të motit duke larguar reshjet nga vendi ynë.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.