Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.