Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë ditën e sotme gjatë paradites duke rrezikuar shira të dobëta dhe të izoluara. Pasditja dhe orët vijuese fuqizojnë kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit sjellin rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por një rritje me 2-3°C sjellin orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.





