Orët e para të ditës së premte do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu në vendin tonë ndërsa në zonat e thella malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore.

Por mesdita dhe pasditja sipas MeteoAlb, përmirësojnë përkohësisht kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukes me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Lezhës  me 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.