Meteoalb parashikon se alternime kthjellimesh dhe vranësirash do dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë këtë të hënë. Më të dendura, vranësirat paraqiten në ultësirën perëndimore.
Mesdita sjell zhvillim të vranësirave, të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe të izoluar. Kushtet e motit përmirësohen gjatë natës, duke rikthyer kthjellimet në vend.
Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 3 gradë Celcius në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7 gradë në zonat malore deri në 24, në zonat e ulëta.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.





