Këtë të morkurë, orët e paradites mbeten në ndikimin e motit të kthjellët përjashtuar zonat veri- lindore ku do të ketë vranësira të lehta.
Sipas MeteoAlb parashikohet që gjatë pasdites bregdeti dhe zonat e ulëta të vijojnë me kthjellime, duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të gjithë zonën malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por të pandryshueshme mbeten temperaturat në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 36 °C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.





