Gjatë ditës së sotme, moti në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë. Pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave duke bërë që të dominojë mot i kthjellët. Temperaturat ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.