Për ditën e sotme, (e martë, 22 janar), MeteoAlb parashikon kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat do dominojnë në të gjithë vendin. Më të dukshme do të jenë në ekstremin Verior dhe rajoni Perëndimor, ku do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore.
Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin zhvendosje të vranësirave në zonat Jugore dhe Juglindore, ku prezenca e reshjeve do të jetë me intensitet deri mesatar.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 15°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.





