Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 16ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30°C.
Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.





