Në pjesën më të madhe, Shqipëria sot do të jetë me vranësira të dendura, të cilat do sjellin reshje shiu dhe reshje dëbore në Lindje dhe Verilindje të vendit.

Por sipas MeteoAlb, pasditja përmirëson gradualisht kushtet e motit duke i zhvendosur vranësirat e shumta dhe reshjet drejt zonave malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me -4°C, ndërsa vlera maksimale në Durrës me 15°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veri-Lindor – Veri-perëndimor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.