Meteorologët parashikojnë se këtë të mërkurë vendi ynë do të mbizotërohet në pjesën më të madhe nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta.
Por sipas MeteoAlb, në zonat veriore vranësirat do të krijojnë mundësi të pakta për reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.





